Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Doberdolan të Suharekës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shoferja e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Si pasojë ngasësja dhe pesë pasagjeret e këtij automjeti marrin lëndime trupore ku me autoambulancë dërgohen në spital të Prizrenit për tretman mjekësor. Pasi marrin ndihmën e parë vozitësja dhe katër pasagjerë lirohen në shtëpi, ndërsa pasagjerja femër e vitit të lindjes 1965 për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtine ku edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor e njëjta nuk arrin t’iu përballojë lëndimeve dhe ndërron jetë”, tha policia.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetues policorë të aksidenteve në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të këtij vetë aksidenti.

Shpërndaje në: