Vdes një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Reçan të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:10 minuta.
“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete. Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”.