Vdes një 15 vjeçar nga murtaja në Mongoli pasi e hëngri një ketër: Izolohet zona

Vdes një 15 vjeçar nga murtaja në Mongoli pasi e hëngri një ketër: Izolohet zona

Një djalë 15 vjeçar ka vdekur nga murtaja bubonike në perëndim të Mongolisë pasi e kishte hëngër një ketër të madh (marmot) të infektuar, ka thënë ministri i shëndetësisë së këtij vendi.

Dy tinejxherë të tjerë që po ashtu e hëngrën atë kafshë janë duke u trajtuar me antibiotikë, tha po ashtu zëdhënësi i ministrit, Narangerel Dorj, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Qeveria ka vendosur karantinë në zonën e Gobi-Altait, ku ndodhën këto raste. Ministri i shëndetësisë tha se 15 njerëz të  cilët kishin pasur kontakt me djalin janë karantinuar dhe po marrin po ashtu antibiotikë.

Murtaja është gjetur te marmotët, brejtës të mëdhenj që jetojnë në Azi.

Qeveria mongole ka paralajmëruar publikun që të mos bëj gjueti e të mos hajë marmotët.

Në vitin 2019, Mongolia kishte vendosur një karantinë gjashtë ditore në provincën perëndimore të saj Bayan-Ulgii, që është në kufi me Rusinë dhe Kinën, pasi një çift kazak vdiq nga murtaja. /Periskopi

Shpërndaje në: