Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona, transmeton Periskopi.
Njëri nga të plagosurit ishte grabitësi, i cili ka vdekur sonte në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intenzive në QKUK, Shaqir Uka.
“Po, pacienti nuk ka arritë që t;i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.
25 vjeçari serb pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë zjarri, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte sjell në QKUK për trajtim.