Vdes në QKUK 34-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje
Ka vdekur 34 vjeçari që dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Rreth orës 12:50 jemi njoftuar nga QKUK se viktima ka ndërruar jetë”, tha ai.
Pak më parë ai e konfirmoi tentim vetëvrasjen.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”.”
Një 34 vjeçar në Gjakovë dyshohet se tentoi të bëjë vetëvrasje