Vdes në moshën 66 vjeçare boksieri legjendar, Marvin Hagler
Boksieri legjendar, Marvin Hagler, që ishte kampion i padiskutueshëm i “Middleweight” nga 1980 deri në humbjen e tij ndaj “Sugar” Ray Leonard në 1987, ka vdekur në moshën 66 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e boksierit e konfirmoi gruaja e tij Kay.
“Më vjen keq që jap një lajm të trishtuar, Sot fatkeqësisht burri im i dashur Marvelous Marvin vdiq papritur në shtëpinë e tij këtu në New Hampshire. Familja jonë kërkon që ju të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë”, deklaroi Kay.
Hagler luftoi në periudhat më të arta të boksit kundër emrave të saj më të mëdhenj, pasi ai, Leonard, Hearns dhe Roberto Duran dominuan klasat e “Middleweight” gjatë një kohe të artë për boksin në vitet 1980.
I njohur si një person i qetë në paraqitjet e tij publike, Hagler luftoi 67 herë gjatë 14 viteve si një profesionist nga Brockton, Massachusetts, duke përfunduar një rekord fantastik prej, 62-3-2 me 52 nokautë.
BREAKING: Marvin Hagler, the boxing great who was the undisputed middleweight champion from 1980 until his loss to “Sugar” Ray Leonard in 1987, has died at 66, his wife Kay confirmed. https://t.co/P1SJ55DdEX
— The Associated Press (@AP) March 14, 2021