Vdes legjenda kinematografike e Francës
Aktori francez, Jean-Paul Belmondo, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e Belmondo e ka konfirmuar avokati i tij, për AFP, përcjell Periskopi.
Belmondon ishte një nga yjet më të mëdhenj që doli në vitet e 60’, me valën e re dhe ishte një nga aktorët më të famshëm francez në vitet e 60’, 70’ dhe 80’.
Ai më së shumti njihej për rolin e tij në ‘Breathless’ të Jean-Luc Godard, dhe filmin aksion ‘That Man From Rio’.
Karriera e tij filloi në vitin 1953. Ai sot ka ndërruar jetë, në moshën 88 vjeçare. /Periskopi/