Vdes legjenda e Real Madridit
Legjenda e Real Madridit, Paco Gento, 88-vjeçar, i cili ka fituar më së shumti Kupa Evropiane ka vdekur.
Gento ka fituar gjashtë Kupa Evropiane gjatë 18 sezoneve te Real Madridi, poashtu edhe 12 tituj të ligës, transmeton Periskopi.
Sulmuesi shënoi 182 gola në 600 ndeshje për ‘Los Blancos’ dhe bëri 43 paraqitje për Kombëtaren e Spanjës.
Në një komunikatë të klubit, ndër të tjerash, u tha: “Real Madrid CF, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Francisco Gento, president nderi i Real Madridit dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.
“Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Mari Luz, djemtë e tij Francisco dhe Julio, mbesat e tij Aitana dhe Candela dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij.
“Paco Gento është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Evropiane.
”Ai mbrojti fanellën e klubit tonë në vitet 1953-1971 dhe gjatë 18 sezoneve të tij në Real Madrid ai fitoi, përveç 6 Kupave Evropiane, 12 Liga, 2 Kupave të Spanjës, 1 Kupë Ndërkontinentale, 1 Botëror të Vogël dhe 2 Kupa Latine.” /Periskopi.com/