Vdes këngëtari i prekur nga koronavirusi
Këngëtari i muzikës Country, Joe Diffie, i cili ka arritur suksesin kryesor në vitet e 90-ta, vdiq të dielën nga komplikimet e coronavirusit.
Dy ditë para vdekjes, Diffie, 61 vjeçari ka bërë të ditur ai ishte prekur nga coronavirusi dhe se ishte duke u trajtuar.
“Familja ime dhe unë po kërkojmë intimitet në këtë kohë. Ne duam t’i kujtojmë publikut dhe të gjithë fansave të mi që të jenë vigjilentë, të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, është bërë e ditur në deklaratë.
Ai kishte fituar një çmim Grammy në 1998 për “Same Old Old Train”, një bashkëpunim me një duzinë artistësh të tjerë, përfshirë Clint Black, Merle Haggard, Patty Loveless dhe Randy Travis.
Në 1993, Diffie dhe Mary Chapin Carpenter ishin nominuar për Grammy për duetin e tyre, “Not Too Much to Ask.”, raporton CNN. /21Media