Vdes ish-kryetari i KF Prishtinës, Beqir Aliu
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit të futbollit “Prishtina”, Beqir Aliu.
Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit nga kryeqyteti i Kosovës pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.
Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001. Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).
Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.
Sukseset i vazhdoi si më parë duke u shpallur kampione në vitin 1999/2000.
Aliu u largua nga posti i kryetarit të klubit në qershor të vitit 2001.
Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.