Vdes fansi i flaktë i Ballkanit, klubi nga Suhareka në zi
Klubi futbollistik, FC Ballkani dhe “Xhebrailat”, sot (e hënë), janë në zi.
Përmes një njoftimi klubi ka treguar se një tifoz i flakët i klubit ka ndërruar jetë.
Tifozi quhet Arton Bytyçi, nga Suhareka, i cili ishte tifoz i flakët i skuadrave “portokallinj”.
Tifozët suharekas “Xhebrailat”, i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes Bytyçi.
Poashtu edhe Ballkani i ka dërguar telegram ngushëllimi, duke shprehur pikëllim të thellë për Artonin.
https://www.facebook.com/fcballkani/posts/3001109960126702