Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një 26 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi.
“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.