Vdes Bajram Rexhepi
Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Vdekja e ish kryeministrit Bajram Rexhepi është konfirmuar për Indeksonline edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.
Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish kryeministrit.
Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.



