Vdekja e gruas nga Graçanica, një muaj paraburgim për burrin e saj
Një grua ka vdekur ditë mY parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë kohës sa ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga sulmi fizik që ia bëri bashkëshorti i saj.
Ky i fundit, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është ndaluar për një muaj në paraburgim.
Lajmi ëshë konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D. ZH. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”- tha Gashi.
Ajo shtoi se kërkesën për caktim të masës së paraburgimit a kanë pranuar më 02.08.2024 dhe në të njëjtën datë ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit D. ZH., për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.
Rasti në fillim ishte iniciuar si “Dhunë në familje” e “Lëndim i rëndë truporë”, mirëpo pas vdekjes së viktimës kjo ngjarje është ri-kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.