Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër: Dyshime për helmim nga ilaçi i miut

Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër: Dyshime për helmim nga ilaçi i miut

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Fëmija ishte paraqitur në spital me insuficiencë kardiake, puls të ulët dhe shenja jetësore të dobëta, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë pas 10 minutash, raporton Euronews.

Pak më vonë, motra e tij mbërriti në spital me simptoma të ngjashme dhe u dërgua në Tiranë te QSUT në gjendje kritike.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuar ende analizat toksikologjike në Tiranë kanë zbuluar shenja kontaminimi me helm minjsh, duke ngritur dyshime se helmi mund të jetë vendosur nga familjarët në banesë kundër minjve, dhe fëmijët mund ta kanë konsumuar aksidentalisht ose kenë rënë në kontakt me të duke rrëzuar mundësinë e një viroze sezonale megjithatë këto mbeten të gjitha dyshime paraprake deri në një konfirmimin zyrtar nga insitucionet.

Sipas burimeve të pajonfirmuara janë bërë analiza tek Toksikologjiku në Tiranë ku janë konsatuar shenja të kontaminimit me helm miu ndonëse  ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e QSUT dhe Toksikologjikut.

“Pas analizave të gjakut kanë dalë rezultatet ku janë gjetur shenja të kontaminimit me helm miu”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

“Dyshohet se familjarë kanë hedhur ilaç minjsh në banesë”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

E rëndë në Shkodër: Ndërron jetë në spital 3-vjeçari, në gjendje të rëndë e motra

Shpërndaje në: