Vdekja e 21 vjeçarit në Pestovë, Durimishi: Aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni

Vdekja e 21 vjeçarit në Pestovë, Durimishi: Aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni

Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktësisht në rrethrrotullimin që po ndërtohet aty.

Një i ri 21 vjeç ka humbur jetën nga lëndimet e marra.

Babai i viktimës, Naser Istrefi, ka fajësuar institucionet dhe kompaninë punë kryese për mos-sinjalizim të rreth rrotullimit që po ndërtohet, sipas tij pa asnjë standard në Pestovë të Vushtrrisë.

Ai ka thënë se kompania punëkryese po mundohet ta mbulojë fajin e saj, duke vendosur shenja mëngjesin e sotëm.

Për këtë ka reaguar Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se sipas raportit që kanë marrë nga kompania, rezulton se në rrugë ekziston sinjalistika, dhe se sipas tij aksidenti I rëndë ka ndodhur në një pjesë që ishte I ndaluar komunikacioni.

Postimi i plotë:

Sqarim në lidhje me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë

Së pari ju shprehim ngushllimet tona të sinqerta familjarëve me rastin e humbjes së jetës së familjarit të tyre.

Në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit e kemi të angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte.

Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesë e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.

Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit.

Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistukën në vendëpunishte.

Shpërndaje në: