Vazhdon vizita e ish-presidentit Thaçi te babai i sëmurë në QKUK

Vazhdon vizita e ish-presidentit Thaçi te babai i sëmurë në QKUK

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë, transmeton Periskopi.

Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore.

Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.

Në media është raportuar se Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.

Poashtu, si kusht e ka që brenda të jetë edhe policia edhe një përkthyes, që të dihet gjithçka çfarë bisedohet.

“U lejua për arsye humanitare” – Specialja reagon për vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë

 

Shpërndaje në: