Vazhdon suksesi i jashtëzakonshëm i xhudos kosovare: Muminoviq fiton të bronztën në Kampionatin Botëror

Vazhdon suksesi i jashtëzakonshëm i xhudos kosovare: Muminoviq fiton të bronztën në Kampionatin Botëror

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë, njofton KOK, transmeton Periskopi.

Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale.

KOK përgëzon suksesin madhështor të Erzës dhe gjithë komunitetit të xhudos.

Shpërndaje në: