Vazhdon ‘seriali’ me stadiumin e Gjilanit: OSHP anulon tenderin për renovim

Vazhdon ‘seriali’ me stadiumin e Gjilanit: OSHP anulon tenderin për renovim

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar përfundimisht tenderin për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Gazeta Infokus ka siguruar vendimin e OSHP-së, i cili ka kërkuar që ky aktivitet i prokurimit të ritenderohet.

Këtu mund të lexoni vendimin e plotë të OSHP-së 

 

Komuna e Gjilanit e kishte shpallur fitues konzorciumin “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” që ofertuan me 14 milionë e 997 mijë euro.

Operatori Ekonomik më i lirë në këtë tender kishte ofertuar me 1 milionë e 720 mijë euro më pak.

Anulimin e tenderit e kishte rekomanduar edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka remomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Kjo për shkak se në ekspertizën e siguruar nga Gazeta Infokus, është theksuar fakti që tenderi iu dha një grupi të operatorëve që ofertuan me çmimin më të shtrenjtë.

“Sqarojmë se oferta ankuese ka një çmim më të lirë në total në raport me ofertën e rekomanduar për kontratë prej 1.723.088€”, theksohet në raport.

Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.

Kjo sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus me të cilin Komuna i është drejtuar konzorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Hyseni i dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.

Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve apo 1 milionë e 720 mijë euro.

Gazeta Infokus kishte raportuar një muaj më parë për “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me ofertat e të tre kompanive, ku konzerciumi i lartëcekur ishte i fundit në listë me ofertën me çmimin më të lartë konkretisht

Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.

E megjithatë komuna në letrën për tenderuesin më të sukseshëm shkruan se grupi i operatorëve ekonomikë që zgjodhën kishin ofertuar çmimin më të ulët.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartëcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm.

Ky projekt për vite të tëra mbeti pa u nisur. E premtimin për përfundimin e stadiumit e dha edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.

Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.

Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka.

 

 

 

Shpërndaje në: