Vazhdon numërimi i votave për deputet, deri tani janë numëruar 386 vendvotime

Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputet, ku deri tani janë numëruar 386 vendvotime.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të mërkurën, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit.