Vazhdon lufta e fjalëve mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit rreth “Marshi të UÇK-së”
Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Adelina Ismailit në emisionin e saj, që këngëtari Arif Vladi të reagojë në rrjete sociale.
Ka të bëjë me pagesën e tij për këngën “Marshi i UÇK-së”, për të cilën Ismaili pretendon se ai ka marrë para.
Sidoqoftë këtyre, reagimet për njëri tjetrin nuk kanë mbaruar, pasi artistja e njohur ka publikuar një emër, i cili thuhet se ka paguar Vladin
“Falënderoj furnizuesin kryesor të logjistikës së UÇK-së, Refik Hamiti, që bëri të ditur publikisht se sa është paguar Arif Vladi për këngën e tij ‘humanitare’”, është shprehur ajo në rrjetin social Instagram.
Një postim i tillë ka mbërritur edhe tek Vladi, i cili në Facebook ka ndarë një imazh të vilës së tij në Tiranë gjatë vitit 1986.
“Atëherë nuk kishin lindur këngët e luftës. Në vitin 1984 jam kthyer nga Amerika me 110 mijë dollarë. Ju thoni që ia kam kërkuar 500 dollarë dhe më kanë dhënë 1000” u shpreh ai.
Mes tjerash artisti shtoi: Unë jam artist dhe jetoj nga ky profesion. Parja nuk më tundon. Kam ditë të ndajë kombin, familjen dhe sedrën nga parajsa”.
I njëjti gjatë ditës së djeshme (e hënë) kishte akuzuar Ismailin për shpifje, ndërsa do ta dërgonte në gjyq nëse nuk publikon paguesin për këngën e tij.