Vazhdon kriza e lëndimeve te Juventusi para ndeshjes me Spezian
Kriza e lëndimeve te Juventusi vazhdon dhe Andrea Pirlo mund të luajë me Nicolo Fagiolin ose Aaron Ramseyn kundër Spezias nesër.
Fagioli, 21-vjeçar, debutoi me Juventusin në Coppa Italia kundër SPAL, në shkurt. Debutimi i tij në Serie A erdhi pak më vonë, në përballjen kundër Crotones.
Sipas ‘Sky Sport’, Fagioli mund të startojë kundër Spezias nesër, pavarësisht se nuk ishte 100% i gatshëm, transmeton Periskopi.
”Fagioli pati një problem, të shpresojmë se do të ndihet më mirë nesër,” tha Pirlo në konferencë për shtyp.
Derisa Rodrigo Bentacour dhe Adrien Rabiot pritet të fillojnë në mes të fushës, dikush në mes Fagiolit, Aaron Ramseyt dhe Weston McKenniet do ta zë vendin e fundit në mesfushë.
Ish-mesfushori i Barcelonës është një prej gjashtë futbollistëve të Juventusit që është jashtë aksionit.
Paulo Dybala, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Alvaro Morata pritet të mungojnë.
Spanjolli mund të rikuperohet nga një dhimbje stomaku dhe të fillojë ndeshjen nga banka rezervë. /Periskopi.com/