Vazhdon inferioriteti në futbollin kosovar, Trepça ’89 ankohet në Facebook për referim pas humbjes

Vazhdon inferioriteti në futbollin kosovar, Trepça ’89 ankohet në Facebook për referim pas humbjes

E vështirë të kalojë ndonjë javë kur klubet kosovare pranojnë humbjen me sportivitet dhe drejtojnë gishtin e fajit ndaj vetes, para të tjerëve, shkruan Periskopi.

Pa ankesa në referim nuk kaloi as dita e sotme, me KF Trepça ’89 që mendon se mund t’i zgjidhë problemet e tilla duke njoftuar audiencën për referime skandaloze, në vend se të marrë hapa legjitim – ankesë në FFK.

Mitrovicasit u mposhtën sot nga Drenica, teksa reaguan me këtë postim në Facebook:

“Referimi skandalozë në Skenderaj.

Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.

Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.

Deri kur kështu le të jep spjegim referi kryesor sëbashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.

Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?

Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjygjtarët e ndeshjës.

M A R R E”.

 

 

Shpërndaje në: