Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i fundit edhe të martën, për të dytën ditë me radhë, ishte ish-komandat i UÇK-së, dëshmitar i 103-ti më radhë.

Buja, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dje është pyetur se kur e ka kuptuar se kush ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai tha se zyrtarisht Azem Syla ishte komandant i Përgjithshëm i UÇK-së dhe se këtë e kishte kuptuar në një mbledhje të komandantëve por që më vonë është ndërruar.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore, raporton RTKlive.

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shpërndaje në: