Vazhdon fryma e ndryshimeve te Barcelona – shkarkohet trajneri kondicional
Barcelona po vazhdon të bëjë ndryshime në strukturë, pasi skuadra është kapluar nga një krizë si ekonomike, ashtu edhe krizë që përcillet në fushën e blertë me rezultate negative.
Katalanët sot kanë prezantuar trajnerin e ri, Xavi Hernandez, por duket se ndryshimet nuk do të ndalen këtu.
Duke parë situatën alarmante me lëndimet, ku aktualisht 11 lojtarë figurojnë në listën e të lënduarve, përfshirë emra si Ansu Fati, Ousmane Dembele, Sergino Dest.
Tani, mediet spanjolle raportojnë se Barca sot ka njoftuar trajnerin kondicional (të fitnesit), Albert Roca, se ai nuk do të jetë më në pozitën e tij, transmeton Periskopi.
Roca ka qenë trajneri kondicional i skuadrës A të Barcelonës, por tani dikush tjetër do ta marrë këtë post.
Nuk dihet akoma nëse Barca ka kontaktuar ndonjë emër për pozitën. /Periskopi/