Vazhdon drama në familjen Kardashian-West: Kim shpërthen në lot pas takimit me Kanye-n
Kim nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet gjatë ritakimit me Kanye-n të hënën. Në fotot e shkrepura nga paparacët, të publikuara nga Daily Mail, Kim shfaqet e përlotur brenda makinës krah të shoqit, i cili ka qenë kryefjala e skandaleve gjatë javëve të fundit.
Pas një periudhe të gjatë, kjo ishte hera e parë që Kim dhe Kanye takoheshin për të folur përballë njëri tjetrin.
“Kim po qante në mënyrë histerike. Ajo s’e kishte atë për javë të tëra dhe u bë shumë emocionale kur e pa. Eshtë e lënduar prej Kanye-s. Gjatë kësaj kohe është përpjekur ta telefonojë, t’i flasë dhe ai vetëm e injoron.”- shprehen burime për People.
Pas reagimeve të West, Kim vendosi të udhëtojë vetë drejt Cody për të folur ballë për ballë me të. Ndonëse ylli i Instagram-it kërkoi mirëkuptimin e njerëzve në lidhje me deklaratat shokuese që i shoqi ka bërë, situata është ende e nderlikuar. Mimikat e Kim-it brenda makinës flasin më mirë.