Vazhdojnë thirrjet dëshpëruese të madrilenëve, Casemiro: Benzema për Topin e Artë
Lionel Messi po shkon drejt Topit të Artë numër shtatë dhe madrilenët nuk kanë çfarë të bëjnë për këtë.
Informacione të rrjedhura rreth votimeve në France Football dhe raportime se prestigjiozja franceze ka njoftuar Messin për triumfin, kanë ‘konfirmuar’ çdo gjë tashmë.
Messi, me shumë meritë pas triumfit në Kupën e Amerikës dhe ‘magjive’ individuale me Barcelonën pritet të kurorëzohet me Topin e Artë këtë vit.
Por, në Madrid, tifozë të Realit e ish-shokë skuadre të Ronaldos po vazhdojnë me thirrje dëshpëruese. Një nga të fundit është Casemiro, i cili ka thënë se Benzema meriton Topin e Artë, përcjell Periskopi.
“Të luash krah Karim Benzema është një privilegj. E mbështes atë për Topin e Artë”, ka thënë Casemiro.
Në garë për Topin e Artë gjatë gjithë sezonit ka qenë Lionel Messi si një konstantë, kurse variablën bënin Jorginho, Benzema, Kante, Salah e Lewandowski. /Periskopi/