Vazhdojnë sukseset e skitarëve kosovarë: Dren Spahiu fiton 154 pikë në garën e Italisë
Skitari kosovar, Dren Spahiu është emri i ri – pas Kiana Kryeziut – që ka filluar të tregojë shenja premtuese në garat ndërkombëtare.
Garuesi ynë ka arritur të fitojë 154 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Kronplatzit të Italisë, të mbajtur të dielën, disiplina e sllallomit të madh.
Pikët e fituara janë të ngjashme për një kriter të normës olimpike, që dëshmojnë se e ardhmja e Drenit është e ndritshme, kurse rezultatet e tilla kontribuojnë në plotësimin e kritereve për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.
Dreni pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror “Vuokatti 2022”, që në muajin mars mbahet në Vuokatti të Finlandës.