Vazhdojnë reagimet për këngën e Shkurte Fejzës e Gresa Behlulit, përfshihet edhe Ilir Berani
Edhe sot ka vazhduar debati lidhur me këngën e publikuar nga Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli me titull “Nuse, mësuese”
Liridona Sejarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në emisionin #gjesi në T7 ka thënë se këngët e tilla nuk do të duheshin të këndoheshin në një vend si Kosova ku dhuna ndaj grave është në përmasa shqetësuese.
Kjo sipas saj, është cenim i të drejtave të grave.
“Këngët e tilla në një farë forme përfaqësojnë në një farë forme normën. Nuk do të duhej me u riprodhu e këndu, kur e dimë se dhuna ndaj grave është ekuivalente dhe ndihmohet prej këtyre normave. Për neve me u portetizu sot kjo është cenim i të drejtave të grave, për ne këto kanë qenë nëse muj me thanë cështjet më problematike. Gjuha kënga e foklklori kanë rëndësi në shqoërinë tonë, sepse deri vonë e kemi ushqy gjuhën përmes folklorine dhe përmes këtyre këngëve që i kemi pa si shumë të rëndësishme”, thonë nga kjo qendër.
Ajo ka pasur një mesazh edhe për tekst shkruesin, Ilir Beranin.
“Problemi qëndron në atë se kush i shkruan tekstet, tekst shkruesi është një burrë është Ilir Berani e ai duhet më kërku falje. Kjo mundet me qenë një alarm më shumë për ta se sa për interpretuesit. Ata vetëm i dëgjojmë. Fenomeni i seksizimit e gjuhës së urrejtjes e përfshinë krejt estradën tonë. Na kemi me vazhdu edhe me këngët e tjera, për këtë që ne duhet me pas sukses, duhet me na u bashkëngjit edhe mediat”, ka thënë Sejarina.
#gjesi ka kontaktuar edhe tekst shkruesin e këngës, Ilir Beranin.
Në një përgjigje për T7, ai ka treguar porosinë që ka kënga.
“Teksti e ka porosinë “Zgjedhi fjalët me mjaltë”, për me i afru njerëzit, ky është qëllimi i këngës”, ka thënë ai.