Vazhdojnë problemet me racizmin në Premier League – Zaha viktima e radhës

Vazhdojnë problemet me racizmin në Premier League – Zaha viktima e radhës

Wilfried Zaha ka qenë viktimë e fyerjeve raciste në fitoren e Crystal Palace ndaj Manchester City.

Zaha ka bërë thirrje përmes Instagram që racizmi të trajtohet më seriozisht, pasi ai ishte targetuar nga disa tifozë të City, gjatë së shtunës.

Ai publikoi edhe një fotografi duke zbuluar mesazhet nga tifozë të ndryshëm, të pranuara pas fitores ndaj City, përcjell Periskopi.

Premier League po përballet me këso probleme tash e disa sezone, me emra si Raheem Sterling, Mane e të tjerë që vazhdojnë të ankohen për problemet e njëjta.

Këto ngjarje janë të pranishme edhe në futbollin italian në Serie A, por shtëpitë e mëdha të futbollit po dështojnë të zgjidhin përfundimisht problemin me tifozët racistë. /Periskopi/

Shpërndaje në: