Vazhdojnë lajmet e këqija për Barcelonën – ylli i skuadrës mungon ndaj Atleticos

Vazhdojnë lajmet e këqija për Barcelonën – ylli i skuadrës mungon ndaj Atleticos

Do të jetë shumë e vështirë për Barcelonën që të fillojë këndelljen në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Skuadra ‘Blaugrana’ është në krizë të madhe të rezultateve dhe tashmë po shqyrtohet mundësia për të shkarkuar trajnerin Ronald Koeman.

Ky i fundit do të ketë telashe për ndeshjen ndaj Atletico, pasi nuk do të mund të bëjë llogaritë në Pedri Gonzalez, përcjell Periskopi.

Sipas medieve spanjolle, lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor, në kuadricepsin e këmbës së majtë.

Për këtë arsye, mesfushori i Spanjës nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme.

Barcelona akoma nuk ka mësuar se sa kohë saktësisht do të mungojë Pedri. /Periskopi/

Shpërndaje në: