Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare, deri në 2 orë në dalje të Kosovës

Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare, deri në 2 orë në dalje të Kosovës

Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët po presin gati deri në dy orë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje kolona është 600 metra.

Deri në gjysmë ore, qytetarët po presin për të dalë nga Jarinja, ku kolona aty është deri në 100 metra.

Gjithashtu edhe pika në Merdare është më e ngarkuar.

Aty kolona ka shkuar 900 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Shpërndaje në: