Vazhdojnë arratisjet: Një i burgosur ik nga Reparti i Hematologjisë, pezullohen dy zyrtarë

Vazhdojnë arratisjet: Një i burgosur ik nga Reparti i Hematologjisë, pezullohen dy zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka i ikur i burgosuri L.Xh, i cili ishte i shtrirë në Repartin e Hematologjisë, shkruan Periskopi.

Pas kësaj dy zyrtarë korrektues janë pezulluar nga puna.

Njoftimi i plotë:

Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde.
Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.
SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar.

Vlen të përmendet se arratisjet nga burgjet e Kosovës kanë qenë shpeshta në pak muaj.

Faton Hajrizi, Enver Sekiraqa e Marko Roshiq ishin arratisur muaj më parë.

 

 

Shpërndaje në: