Vazhdojnë akuzat për R Kelly, falsifikoi certifikatën e të miturës me të cilën u martua
Këngëtari i njohur R Kelly, akuzohet se i ka dhënë ryshfet një zyrtari qeveritar, për të marrë një dokument mashtrues identifikimi, për t’u martuar me një të mitur në vitin 1994.
Vajza, e quajtur Jane Doe në dokumente, është identifikuar nga mediat amerikane si këngëtarja Aaliyah.
Ata u martuan kur ajo ishte 15 vjeç ndërsa R. Kelly ishte 27, shkruan BBC.
Ndërsa sipas certifikatës së marrë në atë kohë, vajza figuronte si 18 vjeçare.
Kujtojmë se R Kelly është duke u përballur me akuzat për abuzim të të miturve për dy dekada.
Aktakuza e fundit penale u ngrit nga prokurorët federalë në Brooklyn, New York, dhe u zgjerua me akuzat e ngritura kundër tij në korrik, përcjell Periskopi.