Vazhdimi i dëshmisë së Johnny Depp: ‘Kam humbur asgjë më pak se gjithçka’
Aktori Johnny Depp rifilloi dëshminë e tij në gjykatë në Virginia, ku ka paditur ish-bashkëshorten Amber Heard për shpifje. Ai diskutoi ndryshimin e natyrës së marrëdhënies së tij me Amber.
Depp e akuzoi atë për faktin që e quante me emra dhe komente nënçmuese në mënyrë që marrëdhënia e tyre të përshkallëzohej në debat.
“Nuk më lejohej të kisha të drejtë, nuk më lejohej të flisja,” tha Depp. Një debat mes ish-çiftit në vitin 2015 shkaktoi një incident, sipas Depp. Amber e gjuajti me një shishe vodka që ra në kontakt me dorën e tij dhe u thye.
“Ajo hodhi shishen e madhe dhe ajo u përplas me dorën time dhe u thye kudo. Pastaj pashë poshtë dhe kuptova që maja e gishtit ishte prerë. Nuk e di si është kriza nervore, por kjo ishte ndjesia më e afërt me një krizë nervore.”
Heard e ka mohuar pretendimin.
Në dëshminë, aktori i nominuar për Oscar foli në detaje për akuzat e Amber Heard për abuzim në familje, historinë e tij me abuzimin me substancat dhe përvojat e të paturit një nënë abuzuese.
“Ngadalë ti kupton se je në një marrëdhënie me nënën tënde, në njëfarë kuptimi,” tha Depp për dinamikën me Heard, duke e krahasuar abuzimin që ai thotë se ka përjetuar nga nëna me abuzimin e pretenduar të Heard.
Avokati i tij e pyeti pse ai qëndroi me Amber pasi marrëdhënia e tyre u përkeqësua. “Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte,” tha Johnny Depp. “Zonja Heard kishte folur për vetëvrasje në disa raste, kështu që kjo gjithashtu ndikonte.”
“Unë përpiqesha ta zgjoja me të qeshura, duke i kënduar këngë budallaqe në vesh. Në përgjithësi thjesht përpiqesha t’i përmirësoja humorin. Ndonjëherë funksiononte, shumë herë jo. Por u përpoqa,” shtoi ai.
I pyetur se çfarë ka humbur nga akuzat e Heard për abuzim, Depp u përgjigj: “Asgjë më pak se gjithçka”.
“Kur u ngritën akuzat, kur po qarkullonin me shpejtësi në mbarë globin, duke u thënë njerëzve se isha një kërcënim i dehur, i ushqyer me kokainë që rrahu një grua papritmas në të 50-at e mia, ka marrë fund. Mori fund.”