Vatikani luan futboll me Lazion: Papa e kërkon si refer legjendën e ekipit romak
Një ndeshje bamirësie raportohet të jetë zhvilluar së fundi në Romë, dhe ajo që ka bërë bujë kësaj radhe është referi.
Punëtorët e ekipit të Lazios kanë luajtur me ekipin e formuar nga Vatikani në këtë ndeshje bamirësie.
Në këtë ndeshje, me kërkesën e Papë Françeskut, refer kryesor i ndeshjes ishte futbollisti legjendar i Lazios, Ciro Immobile.
Kujtojmë që Immobile është bashkëlojtar i yllit të Kosovës, Vedat Muriqit që po kalon momente të vështira.
Nuk dihet nëse z. Immobile ka qenë vërtet i paanshëm në këtë ndeshje. /Periskopi