Varroset polici serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

Varroset polici serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

Polici 34 vjeçar serb, Nikolla Krasmanoviq, i cili dyshohet se është vrarë nga Faton Hajrizi në natën mes të mërkurës dhe të enjtes, është varrosur sot në fshatin Jerbebice, afër Lloznicës.

Ceremonia e varrimit ka nisur në Kishë, ku arkivoli me trupin e policit serb të vrarë është bartur nga kolegët e tij polic, shkruan Novost, trasnmeton express.

Faton Hajrizi derisa gjendej në arrati, dyshohet se ka plagosur edhe një polic tjetër serb, derisa Harjizi siç kanë njoftuar autoritetet serbe është vrarë nga forcat serbe të premten në rajonin e Lloznicës.

Shpërndaje në: