Varroset nëna e Bekë Berishës
Është varrosur nëna e deputetit Bekë Berishës, Xhylie Berisha.
Në varrimin e të ndjerës ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka postuar disa fotografi në Facebook nga momenti i dhimbshëm.
Ai thotë se e ndjera ishte një grua e urtë, nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.
“I dhamë lamtumirën e fundit nënës së kolegut tonë Bekë Berisha, Xhylie Berisha. E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës. Ngushëllime familjes atdhetare Berisha dhe miqve! U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.