Varianti i ri i Covid, Omicron rrezikon ndeshjen e Champions League mes Man Utd dhe Young Boys

Varianti i ri i Covid, Omicron rrezikon ndeshjen e Champions League mes Man Utd dhe Young Boys

Ndeshja e Manchester United në kuadër të Champions League, kundër Young Boys, mund të pësojë disa ndryshime.

Man United rrezikon të mos e luajë ndeshjen në ‘Old Trafford’, për shkak të variantit të ri të virusit Covid-19, Omicron.

Udhëtimi nga Zvicra në Britani të Madhe është i ndaluar dhe kjo do të thotë se skuadra e Young Boys nuk do të ketë mundësi të bëjë udhëtimin drejt Mançesterit, përcjell Periskopi.

Si pasojë, ndeshja mund të zhvendoset në një terren neutral, diku nëpër Evropë.

United kishte pësuar në ndeshjen e parë në udhëtim në Zvicër, kur mposhtej 2:1. Por, tani janë liderë të grupit F me tri pikë më shumë sesa Villarreal. /Periskopi/

Shpërndaje në: