Varësia nga droga është shkatërruese

Varësia nga droga është shkatërruese

Varësia nga drogat është një sëmundje që ndikon në trurin dhe sjelljen tuaj.

Kur je i varur nga droga, nuk mund t’i rezistosh “thirrjes” për t’i përdorur ato, pa marrë parasysh se sa dëm mund të shkaktojë droga.

Ajo nuk ka të bëjë vetëm me heroinë, kokainë ose droga të tjera ilegale për të cilat ju keni dëgjuar.

Në fillim, njerëzit marrin  drogë sepse pëlqejnë mënyrën si të bën të ndihesh, mirëpo jeta e njerëzve bëhet më e vështirë me kalimin e kohës.

Ju mund edhe të mendoni se mund të kontrolloni sa dhe sa shpesh e përdorni. Por me kalimin e kohës, drogat ndryshojnë se si funksionon truri juaj nën efektin e tyre.

Këto ndryshime fizike mund të zgjasin një kohë të gjatë.

Ndër shenjat e para të varësisë është humbja e vetëkontrollit dhe mund t’ju çojë në sjellje të dëmshme duke cënuar të drejten  e tjetrit.

Në të shumtën e rasteve përdoruesit janë persona që vjedhin e që vrasin për të siguruar masën që iu nevojitet e kjo e bënë edhe më të urryer këtë fenomen.

Abuzimi me drogën është kur përdorni substanca ligjore apo ilegale në mënyra që nuk duhet ta bëni. Ju mund të merrni më shumë se dozën e rregullt të pilulave ose përdorni recetë e dikujt tjetër.

Varësia është kur nuk mund të ndalet duke e përdorur substancën e caktuar. Jo kur shkakton probleme financiare, emocionale dhe probleme të tjera për ju ose për të dashurit tuaj.

Shpesh herë nga përdoruesit jeta e të cilëve  pothuajse ka përfunduar mund të dëgjoni këtë lloj arsyetimi “Droga më ndihmon të ndihem mirë”. Krejt kjo pasi që shumica e drogave të abuzuara prodhojnë ndjenja  të përkohshme të kënaqësisë.

Shpërndaje në: