Vardy tjetër nivel – Pi “Red Bull”, futët në lojë dhe më pas shënon gol

Vardy tjetër nivel – Pi “Red Bull”, futët në lojë dhe më pas shënon gol

Skuadra e Leicesterit e ka mposhtur klubin e Wolvesit me rezultatin final në 0:4, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.

Këtë sezon fuqitë e Vardy-t kanë rënë paksa, dhe Leicester ka vuajtur si pasojë e golave të tij të limituara, shkruan Periskopi.

Megjithatë, kundër Wolves ai tregoi se është sërish në formë.

Jemie Vardy gjeti pasimin për James Maddison dhe më pas shënoi golin e tij të parë këtë edicion në Premierligë.

Vardy hyri në lojë në minutën e 61’të të takimit, por hyrja e tij nuk ishte e zakonshme.

Ai u kap nga kamerat duke pirë “Red Bull” dhe kjo si duket t’i ketë ndikuar atij për të shënuar gol në fund të ndeshjes.

Shpërndaje në: