VAR nuk i jep penallti Man Cityt sepse Phil Foden nuk u rrëzua dhe u mundua të qëndrojë në këmbë
VAR nuk ka qenë asgjë tjetër vec një shakaje këtë sezon.
Kemi parë gola të anuluar pasi mënga e lojtarit ishte për disa milimetra jashtë loje, derisa ne jemi ulur dhe shohim zyrtarët duke na vizatuar vija në ekranet tona televizive.
Kemi parë vendime të gabuara vazhdimisht të cilat nganjëherë kanë ndikuar që të ndryshohet rregullorja, pasi i kanë parë gabimet e veta.
Nganjëherë, mënyra më e lehtë është të marrësh frerët vetë dhe të vësh pikëpyetje për VAR më vonë.
Pikërisht këtë Phil Foden u mundua ta bënte gjatë përballjes së Manchester Cityt me Southamptonin.
Kevin De Bruyne kaloi në epërsi Cityn, para se mysafirët të barazonin.
Mirëpo, City shumë lehtë ka mundur ta fitonte një penallti disa minuta më vonë.
Foden vodhi topin nga portieri i Southamptonit, Alex McCarthy dhe u duk se sigurtë do të shënonte. McCarthy zuri Fodenin me një ndërhyrje dhe mesfushori i Cityt u mundua të qëndronte në këmbët e veta për të shënuar. Mirëpo, ai nuk arriti ta futë topin në portën e zbrazët.
Gjyqtari Jon Moss lejoi vazhdimin e lojës, por VAR sigurisht se do ta shikonte incidentin dhe do të akordonte penallti.
Mirëpo, jo.
Pavarësisht ritransmetimeve të rastit, u vendos se kjo nuk ishte penallti… /Periskopi.com/
VAR Ruining football pic.twitter.com/lPjtG8z2wn
— EvilSiimonnnCFC??????? (@SimonnnCFC) March 10, 2021