VAR-i ia ndal festën Romës në minutat e fundit
Roma e Mourinhos nuk arriti dot më shumë se një barazim pa gola në sfidën me Genoan këtë fundjavë, ku ato që nuk munguan ishin polemikat.
Roma ishte ajo që dominoi ndeshjen, por goli nuk u gjet dot nga verdhekuqtë. Çdo gjë u mendua më e lehtë për djemtë e Mourinhos pas minutën e 68’ kur futbollisti i Genoas, Ostigard u dënua me karton të kuq.
Në minutën e 91’, ishte Zaniolo ai që gjeti rrugën e rrjetës por VAR-i anuloi çdo gjë.
Duket se këtë gjë italiani nuk e priti mirë dhe u ndëshkua me të verdhë. Pas vetëm 3 minutash, Zaniolo mori dhe të dytin e verdhë, për ta lënë dhe Romën me 10 lojtarë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.