VAR godet përsëri – penallti skandaloze në favor të Sevillas në ndeshjen kundër Wolfsburg

VAR godet përsëri – penallti skandaloze në favor të Sevillas në ndeshjen kundër Wolfsburg

Teknologjia VAR është vënë në shënjestër të shumë kritikave këtë mesjavë.

Pas skandaleve në ndeshjen Milan – Atletico Madrid, radha ishte që edhe ndeshja mes Wolfsburg dhe Sevilla të vendoset nga VAR.

Përkundër mundësisë për të rishikuar pamjet, një penallti e paqenë u akordua në favor të spanjollëve, përcjell Periskopi.

Kjo penallti ishte vendimtare për rezultatin final që në fund doli të ishte 1:1.

Teknologjia VAR u thirr për të asistuar dhe parë nëse Josuha Guilavogui bëri kontakt ilegal me Erik Lamela, në tentimin për të spastruar rrezikun.

Vendimi duhej marrë shumë shpejt. Pamjet tregonin qartë se kontakti i parë ishte me topin, dhe kontakti ishte më i vogli i mundshëm me Lamela. Megjithatë, penalltia u akordua.

Më poshtë mund të shihni videon për të cilën bëhet fjalë. Gjykojeni vet. /Periskopi/

Shpërndaje në: