Vandalët thyejnë me çekiç statujat e Papës dhe Nënë Terezës jashtë kishës në New York

Vandalët thyejnë me çekiç statujat e Papës dhe Nënë Terezës jashtë kishës në New York

Policia në New York tha dje se ka arrestuar një vandal që me çekiç në dorë kishte thyer fytyrat e statujave të Nënë Terezës dhe të një pape, dje jashtë një kishe në Brooklyn të New York.

30 vjeçari Randy Maldonado Avila, jo vetmë që kishte thyer me çekiç statujat por më pas kishte goditur dyert e xhamit të kishës St. Dominic në Bensonhurst, dhe kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia.

Maldonado Avila, nga zona Flatbush, kishte goditur statujat e nënë Teresës dhe të Papës John XXIII duke lënë të dytën pa fytyrë dhe pa një dorë, siç shihet në pamjet e postuara nga kisha.

Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30 vjeçarit me figurat e kishës, por Maldonado Avila nuk kishte precedentë penalë.

Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë, sipas policisë së New York.

Mediat vendase thonin se ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.

Shpërndaje në: