Van Dijk vendos të mos luajë për Holandën në “Euro 2020”

Van Dijk vendos të mos luajë për Holandën në “Euro 2020”

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka deklaruar se nuk do të jetë  pjesëmarrës në Euro 2020 këtë verë me Holandën, transmeton Periskopi.

Van Dijk, 29 vjeç, nuk ka luajtur që kur pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit kundër Evertonit tetorin e kaluar.

Të mërkurën Van Dijk konfirmoi se do të humbas turneun e kësaj vere në mënyrë që të përqendrohet në rigjenerimin e gjendjes së tij para se të filloj Premier Liga.

Van Dijk i tha faqes së  klubit: “Në këtë fazë të fundit për veten time, unë kam ardhur në një përfundim që duhej ta merrja. Me gjithçka që po ndodh, ndihem fizikisht se është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro dhe të përqendrohem në fazën time të fundit të rehabilitimit.

“Mendoj se vendimi për të mos shkuar është vendimi i duhur. Është e vështirë, por unë jam në paqe me të. ”

Van Dijk është rikthyer në stërvitjen dhe beson se ai do të jetë i aftë për sezonin e ri.

Fushata e Premier League 2021-22 është planifikuar të fillojë me 14 gusht.

Shpërndaje në: