Van DIjk shpërtheu në lot dhe kritikoi rëndë bashkëlojtarët pasi Holanda dështoi mjerisht kundër Malit të Zi

Van DIjk shpërtheu në lot dhe kritikoi rëndë bashkëlojtarët pasi Holanda dështoi mjerisht kundër Malit të Zi

Virgil van Dijku i Liverpoolit ka kritikuar bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Holandës për paraqitje të dobët në pjesën e dytë kundër Malit të Zi, në përballjen që u mbyll 2-2.

Holandezët kanë mundur të siguronin kualifikimin në Kupën e Botës me një fitore kundër Malit të Zi në Podgoricë, transmeton Periskopi.

Ata u dukën se do të arrinin pikët e plota me lehtësi pasi avancuan 2-0 falë dy shënimeve nga Memphis Depay.

Por kapitulluan në dhjetë minutat e fundit, me malazezët që shënuan dy herë për të barazuar rezultatin.

Dhe, pas ndeshjes, Van Dijk tha: ”Mënyra si luajtëm në pjesën e dytë është thjesht e papranueshme.

”Ne gjithmonë dëshirojmë të kemi topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe shënojmë. Por futbolli gjithashtu kërkon të dish të mbrohesh.

”Këtë nuk e bëm sonte. Organizimi jonë ishte thjesht i tmerrshëm. Është dashur të kualifikohemi këtu.

”Me gjithë respektin për Malin e Zi, është dashur të fitonim, sidomos pas dy golave epërsi.

”Tash do të luajmë kundër Norvegjisë të martën në stadium të zbrazët (për shkak të restriksioneve për Covid-19). Ne duhet të jemi shumë më të mirë se sonte.

Kjo pikë e mban Holandën në krye të Grupit G, por i ka dhënë Turqisë dhe Norvegjisë shpresë për të kaluar mbi ‘tulipanët’ me fitore të martën.

 

Shpërndaje në: