Van Dijk për kartonin e kuq të Nunez: Duhet të mësohet që kjo të mos përsëritet më

Van Dijk për kartonin e kuq të Nunez: Duhet të mësohet që kjo të mos përsëritet më

Virgil Van Dijk ka paralajmëruar Darwin Nunez se ajo që ndodhi kundër Crystal Palace nuk mund të ndodhë më.

Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Benfica për një çmim deri në 85 milionë funte, u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me kokë mbrojtësin e Crystal Palace, Joachim Andersen, shkruan Periskopi.

Dy lojtarët ishin në luftë gjatë gjithë ndeshjes dhe uruguaiani nuk duroi më, shkoi e goditi me kokë në fytyrën e Andersenin.

Pavarësisht se Liverpooli gjeti golin e barazimit përmes një goli të magjishëm të Luis Diaz, ata mbetën pa sulmuesin e tyre kryesor.

Rezultati e lë skuadrën e Jurgen Klopp me dy barazime nga dy ndeshjet e tyre fillestare dhe krijon një hendek prej katër pikësh mes tyre dhe rivalëve të mundshëm për titull, Manchester City në këtë fazë të hershme.

Me Roberto Firmino dhe Diogo Jota jashtë të lënduar, dhe Nunez tani përballet me një ndalim prej tre ndeshjesh në Premier League, klubi Merseyside tani nuk ka mundësi për sulm dhe Van Dijk e ka paralajmëruar kështu Nunezin se ai duhet të mësojë nga incidenti.

“Ai ka mbështetjen nga ne dhe ai e di që nuk duhet të ndodhë më dhe shpresojmë se do të jetë kështu,” tha holandezi.

“Ai duhet ta kontrollojë veten, patjetër. Mendoj se kjo është një gjë më vete”.

Ai duhet të menaxhojë veten, ai duhet të dijë se këto gjëra mund të ndodhin, veçanërisht në Premier League. Do të jetë një mësimi për të dhe shpresojmë se nuk do të ndodhë më kurrë”, tha au.

Shpërndaje në: