Valverde i del në krahë Andre Gomesit, e motivon para ndeshjes me Chelsean

Periskopi.com Sporti

Andre Gomes ka dhënë një deklaratë ku ka pranuar që nuk po kalon aspak momente të mira në futboll

Barcelona e pret në ‘Camp Nou’ të mërkuren Chelsean në kuadër të Champions League, derisa lojtari për të cilin po flitet shumë në kampin blaugranas është mesfushori portugez, shkruan Periskopi.

Pavarësisht se po kalon momente të vështira, Gomes e ka përkrahjen e Valverdes.

“Unë kam folur disa herë me Andre Gomes, edhe unë edhe lojtarët jemi të gatshëm që ta ndihmojmë atë,” ka thënë tekniku i Barçës në konferencën para ndeshjes me Chelsean.

“Andre Gomes ka shumë kualitet dhe të shohim nëse do t’i tregojë këto kualitete kundër Chelseat.

Ndeshja e parë mes Chelseat dhe Barcelonë e luajtur në Londër ka përfunduar 1:1.  /Periskopi/