Valtonen pas takimeve që kishte sot në Kosovë: Finlanda i jep prioritet dialogut Beograd-Prishtinë

Valtonen pas takimeve që kishte sot në Kosovë: Finlanda i jep prioritet dialogut Beograd-Prishtinë

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, i ka quajtur “takime shumë të mira”, takimet që zhvilloi sot me Gërvallën, Kurtin e Osmanin.

Në postimin përmbledhës që ka bërë kryediplomatja e Finlandës tha se “Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës dhe ka prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Sot pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, tha kryediplomatja në “X”.

Shpërndaje në: